Presidenti Hashim Thaçi, ka thënë nga ceremonia e manifestimit të shënimit të 20 vjetorit të çlirimit se sot shënohet ditëlindja e lirisë së Kosovës.
“Secili nga ne që jetojnë në Kosovë e kemi ditën kur u lindëm si njerëz, por 12 qershori është data që na bashkon si qytetarë pa dallim etnie. 12 qershori është në themelet e identitetit tonë. Ashtu siç jemi sot së bashku, shqiptarë, amerikanë, gjermanë dhe të tjerë, ashtu ishim bashkë në periudhën më të rëndë dhe më të errët në historinë e Kosovës, kur ishte rrezikuar mbijetesa e një populli”.
“Sa të ketë jetë dhe njerëz në këto anë, sa të ketë Kosovë mbi këtë tokë, do të jemi falënderues për qëndrimin tuaj njerëzor në pranverën e vitit 1999”, ka thënë Thaçi para aleatëve të cilin ishin vendimtar në çlirimin e vendit.
“Ndërhyrja më 1999 ishte qëndrim dhe vendim i drejtë dhe i ndershëm. Sot si President i Kosovës, në emër të institucioneve dhe qytetarëve ju them me sinqeritetin më të madh: Faleminderit”.
Thaçi ka deklaruar se bota demokratike ishte me Kosovën edhe pas çlirimit.
“Edhe pas përfundimit të luftës dhe sigurimit të paqes bota e qytetëruar ishte bashkë me ne, për ta ndryshuar në themel vendin tonë. Jemi evropianë dhe duam të bëhemi pjesë e BE-së dhe perëndimor dhe duam të bëhemi pjesë e NATO-së. Ende jetojmë me barrën e rëndë të historisë”.
Mundësi “shumë të mëdha” për sulme amerikane ndaj Iranit
Nga Knesset te Konferenca kundër Antisemitizmit, Rama përfun...
Horoskopi 27 janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për sh...
Rinumërohen afro 75% e të gjitha votave
Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri
Bora paralizon Japoninë, 16 viktima dhe kaos në transport