Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në Facebook tha se në ceremoninë e shënimit të 20 vjetorit të hyrjes së KFOR-it në Kosovë kujtuam vendosmërinë, forcën dhe sakrificën e ushtarëve të NATO-s.
“Në ceremoninë e shënimit të 20 vjetorit të hyrjes së KFOR-it në Kosovë kujtuam vendosmërinë, forcën dhe sakrificën e ushtarëve të NATO-s, por edhe suksesin e tyre në ndërtimin e një Kosove që jeton në paqe dhe në një ambient të sigurt me të gjitha komunitetet e saj. I gëzuar që aty pashë edhe ushtarët nga rajoni që sot shërbejnë në misionet e NATO-s, ndër ta edhe ushtarakun Dervishi nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë. HTH”, tha Thaçi./Arbresh.info/


OVL-UÇK i reagon Dhomave të Specializuara për Rezolutën e Ku...
Rritet interesimi i turistëve të huaj për Kosovën, ja sa e v...
Kurti organizoi pritje në Ditën Ndërkombëtare të Romëve: Dek...
Kapet i shumëkërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për trafi...
Vrasja e gruas nga kosovari në Austri, arrestohet edhe shitë...
Ministria e Mjedisit ndalon betonimin e shtretërve të lumenj...