Të paktën 95 persona janë vrarë në një sulm gjatë natës në fshatin etnik Dogon në Malin qendror, bëjnë të ditur zyrtarët lokalë.
Nëntëmbëdhjetë të tjerë u zhdukën që kur burrat e armatosur të panjohur sulmuan fshatin Sobane-Kou në rajonin e Mopti në orët e hershme të së hënës, tha qeveria në një deklaratë, transmeton portali arbresh.info.
“Burrat e armatosur, të dyshuar si terroristë, filluan një sulm vrastar në këtë fshat paqësor”, thuhet në deklaratë.
Sulmuesit gjithashtu vranë kafshë dhe dogjën shtëpi, tha qeveria, duke shtuar se ishte duke u zhvilluar një hetim.
Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë, por tensionet janë rritur që nga një milicinë etnike Dogon u akuzua për kryerjen e një masakre në një fshat etnik Fulani në mars./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...