Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka thënë se gjashtë avionë francezë kanë goditur një kamp trajnimi të militantëve të Shtetit Islamik në Siri, duke shkatërruar objektivat e tyre.
“Franca ka goditur këtë mëngjes një kamp trajnimi të Shtetit Islamik në Siri, i cili ka kërcënuar sigurinë e vendit tonë”, u ka thënë Hollande gazetarëve në Kombet e Bashkuara.
Kampi i militantëve ka qenë pranë provincës Deir al-Zor. Hollande ka paralajmëruar sulme të tjera në javët e ardhshme, raporton REL.
Këto janë sulmet e para ajrore të Francës kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri. Avionët francezë kanë kryer më parë sulme ajrore vetëm kundër objektivave të Shtetit Islamik në Irak.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...