Modelja si dhe këngëtarja e njohur Carla Bruni po vjen në Shqipëri.
Këtë e ka bërë të ditur ambasada e Shqipërisë në Francë, shkruan portali arbresh.info.
Ajo do këndojë në “Ditën e Festës së Muzikës”, ndërsa koncerti do të mbahet më 21 qershor në teatrin e Butrintit.
Përmes një videoje, Bruni përshëndeti të gjithë shqiptarët si dhe konfirmoi se po vjen në Shqipëri.
https://www.facebook.com/AlEmbParis/videos/1382375091911179/?t=0
“Përshëndetje të gjithëve në Shqipëri. Doja t’ju thoja që quhem Carla Bruni dhe që do të këndoj për ju Ditën e Festës së Muzikës, në teatrin e vjetër të Butrintit në orën 21:00 dhe shpresoj që do të jeni atje”, tha këngëtarja, teksa po i binte kitarës.
Ndryshe, Bruni është bashkëshortja e ish-presidentit të Francës, Nicolas Sarkozy. / arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...