Modeli i fundit në serinë Samsung S10, lansuar fillimisht në shkurt, ka dalur në shitje në Britani të Madhe.
Përkundër asaj që sugjeron emri, Galaxy S10 5G nuk është thjesht një Galaxy S10 me mbështetjen e 5G, por është në të vërtetë një model krejtësisht i ri me një ekran më të madh dhe me më shumë kamera se çdo telefon tjetër në linjë.
Samsung Galaxy S10 5G ka një ekran me 6,7-inç Quad HD AMOLED me të njëjtin skaj të dyfishtë si S10 dhe S10 Plus. Telefoni adapton të njëjtin dizajn Infinity-O si pjesa tjetër e gamës, e cila mundëson panelin të rrjedh pa pengesat e kornizave.
Samsung Galaxy S10 5G posedon memorien 8GB RAM – pak më pak se 12GB brenda Ultimate Performance Edition të Galaxy S10 Plus. Ka 256 GB hapësirë të brendshme të ruajtjes.
Pajisja e re 5G do të mburret me një bateri kolosale prej 4,500mAh, e cila është më e madhe se në çdo telefon tjetër në linjën Galaxy S10.
Galaxy S10 5G është në shitje në rrjetin 5G të operatorit britanik EE.
Operatori telefonik ka hapur rrjetin e vet 5G më 30 maj 2019 në katër qytete kryesore të Britanisë së Madhe: Londër, Cardiff, Edinburg dhe Belfast – së bashku me Birmingham dhe Manchester. /Telegrafi/
S’ka asgjë konkrete nga interesimi i Realit për yllin e Live...
OKB pritet të votojë sot për një plan për hapjen e Ngushticë...
Begaj uron NATO-n në 77-vjetorin e themelimit: Shqipëria, pa...
I mituri sulmon tre policë në Zubin Potok, përfundon në mbaj...
Babai raporton vajzën e zhdukur në polici, rasti nën hetime
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...