Blerjet online kohët e fundit janë bërë mjaft të domosdoshme, por sidomos nëse është fjala për rrobat e banjës, kjo mënyrë mund të jetë si thikë me dy presa. Veshjet që duket sikur janë “perfekte”, njësoj si rrobat e tua të banjës, është vështirë të zgjidhen sipas numrit që të duhet në të vërtetë. Nëse nuk i provon në trup, por edhe nëse është një markë nga e cila nuk blen shpesh, shpeshherë nuk e ke idenë se ҫfarë mund të të ofrohet. Nëse është medium, a është medium sipas masës sime?
Zgjedhja mund të jetë vërtet e vështirë, kështu që duhet të jesh vërtet e kujdeshme nëse je në kërkim të bikinit. Gjëja e parë që nuk duhet të bësh asnjëherë nëse porosit bikini, sidomos në internet, është të porositësh një masë të vetme.
Pra, për të mos rrezikuar, duhet:
– Të zgjedhësh vetëm ato bikini, të cilat i kanë reҫipetat dhe të brendshmet të ndara.
– Porosit vetëm në dyqane që kanë oferta, ose marka të lira që ofrojnë gjithmonë të drejtë kthimi.
– Zgjidh të njëjtën masë si për reҫipetat, ashtu edhe për mbathjet, nëse ke trup proporcional. Në këtë mënyrë, mund të gjesh kostumin që të përshtatet më mirë.
– Nëse merr numra të ndryshëm rroba banje dhe nuk gjen kostume që shiten veҫ e veҫ, atëherë mos u tundo.
– Nëse je masë e mesme, në përgjithësi është e vështirë të përshatesh me masat e mesme lart dhe poshtë, madje, është gati e pamundur. Sepse masa e mesme është e ndryshme në vende të ndryshme.
Edhe ekspertët bashkohen me këtë mendim për veshjet me masë të mesme. Ҫelësi është te zgjedhja dhe pastaj te prova. Shiko gjithmonë mundësi për të gjetur numrin që të përshtatet./revistaclass/
Kosova formon grup pune për zbatimin e ligjeve për të huajt ...
Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga Kryetari Agim Ali...
Gjesti pas publikimit të këngës: Jom mundu me kursy familjen...
E dhimbshme: Nesër varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gj...
“Memories”, Gjesti publikon këngën më emocionale të tij
Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron për pasoja të rënd...