Pjesa e parë e ndeshjes mes Kosovës dhe Malit të Zi ka përfunduar.
“Dardanët” janë duke udhëhequr me rezultat minimal 0 me 1 në takimin e dytë në kuadër të kualifikimeve në Kampionatin Evropian 2020, shkruan portali arbresh.info.
Skuadra nën udhëheqjen e trajnerit Bernard Challandes gjeti portën pas 24′ minutave lojë në takimin pa tifozë kundër Malit të Zi. Milot Rashica shënoi gol të bukur në portën e Milan Mijatovic pas disa përpjekjeve të njëpasnjëshme nga kombëtarja jonë.
Minuta më vonë, Arbër Zeneli u detyra të largohet nga fusha për shkak të një problemi muskulor dhe në vend të u inkuadrua në fushë super talenti Edon Zhegrova.
Sulmuesi qendror Vedat Muriqi kishte një mundësi të mirë, por nikoqirët ishin me fat në këtë rast ndërkohë që verdhekaltërit tentonin vazhdimit me anë të kundërsulmeve./arbresh.info/
0-1 for #Kosovo! #MneKos #Rashica pic.twitter.com/jQLeuOeR2G
— Stefan in Kosovo (@StefanInKosovo) June 7, 2019
Turqia optimiste: Çështja bërthamore mund të zgjidhen në rau...
Muriqi starton ndaj Alavesit
Rritet çmimi i naftës në Shqipëri
Nagavci: Nëse propozohet edhe Vjosa Osmani do të ishte kandi...
57 vota për, 48 kundër – s’miratohet shmangia e afateve proc...
Haxhiu: Kur gratë përfshihen, shoqëria përparon