Gazetarët nga Ballkani Perëndimor thonë se kanë mbetur të vetëm në ndjekjen e korrupsionit, pasi zinxhiri i drejtësisë është i kapur nga politika.
Në konferencën e parë rajonale të gazetarisë hulumtuese “Ndjek paratë për ta zbuluar krimin”, gazetarja e KTV-së, Ardiana Thaçi-Mehmeti, ka folur për vështirësitë dhe publikimin e serisë së storieve për nepotizmin në Telekom, BQK dhe institucione shtetërore.
Ndërkaq, ka theksuar se pavarësisht që Kosova ka ligje të mira që do t’ia mundësonin punën gazetarisë, ato nuk po arrijnë të zbatohen ngase janë menaxherët institucionalë ata që janë bërë pengues të punës së tyre.
Ndërkohë, në Malin e Zi, gazetarët thonë se pushteti është duke ndryshuar edhe ligjet, për ta vështirësuar punën e tyre.
Njëri ndër ta është edhe ai për sinjalizuesit, ku ky shtet i detyron gazetarët për t’i zbuluar ata në gjykatë.
Gazetari Jovo Martinoviq, thotë se pushteti ia montoi një rast duke e futur në burg, për ta ndaluar publikimin e një skandali që ai po e hulumtonte.
Në konferencën e parë rajonale të gazetarisë hulumtuese kanë marrë pjesë gazetarë nga Serbia, Mali i Zi, Maqedonia Veriore, Shqipëria dhe Kosova.
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës