Gjatë ditës, në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, kanë aderuar disa zyrtarë të lartë nga Malisheva..
Lidhur me aderimet, përveç anëtarë nga PDK u tha se në Aleancë kanë dal edhe nga Nisma Socialdemokrate.
Ministri nga Nisma Socialdemokrate, Endrit Shala, për indeksonline, ka bërë të ditur se asnjë nga anëtarët e Nismës në Malishevë nuk ka aderuar në AAK.
Shala i ka quajtur të pandershme, siç tha ai, përpjekjet për ta dëmtuar Nismën.
Asnjë tentim, thotë ai, nuk do të ketë sukses, qofshin këto tentime edhe nga parterët qeverisës.
Sipas tij, Nisma Socialdemokrate është duke u rritur e fuqizuar dhe në Malishevë është subjekti më i madh politik.
“Përkundër përpjekje të pa ndershme të gjitha subjekteve politike për ta dëmtuar Nismën Social Demokrate janë të kota dhe nuk do të arrijnë. Nisma Social Demokrate është duke u fuqizuar dhe rritur. Në Malishevë është subjekti më i madh dhe shumë shpejt edhe në komunat e tjera. Asnjë tentim nuk do të ketë sukses qofshin këta edhe të partnerëve qeverisës”, tha Shala.
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...