Sistemi i ri iOS 13, do të jetë pjesë e Apple Watch që lansohet këtë vjeshtë.
Në Worldwide Developers Conference, Apple e ka prezantuar edhe watchOS 13, që ka përditësime në faqen fillestare, qasje në App Store dhe aplikcionin shëndetësor, transmeton Telegrafi.
Që kur lansohet në shtator, sistemi iOS 13 do të mbështesë të gjitha gjeneratat e Apple Watch, pos gjeneratës së parë të orëve.
Faqja fillestare, kur të hapet telefoni, do të jetë e përditësuar, me më shumë të dhëna lidhur me persoruesin, ndërsa ka mundësi edhe të ndryshohet varësisht nga dëshira. Për dallim nga Apple Watch 4, do të ketë përmasa më të mëdha.
Deri më tani, aplikacionet për orët e zgjuara, është dashur të blihen në App Store dhe të integrohen në Watch, nëpërmjet iPhone ose ndonjë tablet tjetër. Ora e re, do të ketë qasje direkte në App Store, për çdo nevojë të blerjes.
Voice Memo iu mundëson të regjistroni zërin, Apple Books lexon me zë librat, derisa kalkulatori është ndër aplikacionet e fundit që janë integruar në këtë orë.
Ditë më parë, Apple ka bërë të ditur se kjo orë, do të ketë edhe një aplikacion shëndetësor, që matë të rrahurat e zemrës. Në konferencë, është bërë e ditur se në watchOS 13 do të jetë edhe aplikacioni Cycle, për ciklin menstrual, si dhe disa aplikacione për ushtrime.
Rripat e ri janë paraparë edhe për Apple Watch, për të cilën dihet përafërisht data e lansimit, por nuk është bërë e ditur se sa do të kushtojë.
Kurti: 12 muaj leje qëndrimi për studentët e huaj që studioj...
Ligji për të Huajt në fuqi nga nesër, ambasadori Guerot e mi...
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...