Ish- presidenti i Kosovës dhe kryetari i AKR-së ka reaguar për aferën e Hotel Grand. Pacolli ka deklaruar përmes postimi të tij në facebook se kompania e tij është viktimë praktike e qarqeve mafioze të mbështetura dhe të legjitimuar nga disa njerëz të organeve shtetërore është tepër zhgënjyese dhe ofenduese.
Ai thotë se kompania tij ka investuar mbi 6 milion euro për blerjen e shumicës së pakos së aksioneve të hotelit “Grand”, duke paguar në agjensinë e privatizimeve (AKP), dhe asnjëherë nuk mundi të gëzojë të drejtën e pronës të përfituar legjitimist.
Për më tepër më poshtë e keni postimin e plotë të ish- presidentit Pacolli.
Para dy ditë u mbajt takimi i Këshillit Kombëtar Antikorrupsion në hapësirat e qeverisë së Kosovës, ku në mënyrë pompoze eksponuat që nga presidentja; kryeministri, kryeparlamentari etj. Për dikë që nuk ka përjetuar trauma të korrupsionit në Kosovë, mund të ishte inkurajuese, por për ata të cilët e njohin situatën në Kosovë dhe që kanë qenë viktima të qarqeve mafioze të mbështetura dhe të legjitimuar nga disa njerëz të organeve shtetërore është tepër zhgënjyese dhe ofenduese.
Kompania ime është viktimë praktike e këtyre qarqeve: siç e dini kompania ime ka investuar mbi 6 milion euro për blerjen e shumicës së pakos së aksioneve të hotelit “Grand”, duke paguar në agjensinë e privatizimeve (AKP), dhe asnjëherë nuk mundi të gëzojë të drejtën e pronës të përfituar legjitimisht. Madje, kjo e drejtë legjitime mbi pronën iu sanksionua nga organet e vetme të këtij shteti, që pretendon nga njerëzit dhe organet që gjoja sot po lufton korrupsionin. Sinqerisht, ju them se korrupsionin në Kosovë njerëzit e instaluar nëpër organet shtetërore janë duke e shfrytëzuar si instrumentin më të mirë për të luftuar të tjerët, dhe për t’u pasuruar vetë.
Për rastin e hotel “Grand”, siç e dini, mua më është kërkuar një shumë e madhe parash, të cilën unë e kam refuzuar, madje e kam denoncuar këtë rast me dëshmi, për të mundësuar implementimin e një të drejte mbi pasurinë e arritur në mënyrë legjitime. Dhe askush nuk u interesua të merrej me këtë rast egletant korruptiv.
Lexoni më shumë: http://m.telegrafi.com/…/cka-ndodhi-me-korrupsionin-e-denon…
Në mënyrë brutale e mafioze mu është tërhequr kjo pronë. Mua, si njeri i Kosovës, më vjen shumë keq, dhe e them me keqardhje, se në një tribunal jashtë Kosovës do të trajtohet në mënyrë kronologjike ky akt vandal mafioz, korruptiv, i mbështetur nga disa organe të drejtësisë së Kosovës. Kompania ime ka në dorë një vendim gjyqësor dhe një mase preventive siguruese në fuqi nga gjyqi themelor i Prishtinës, dhe nga instancat e tjera gjyqësore është injoruar në mënyrë brutale. Në sistemin e drejtësisë së botës nuk ekzistojnë praktika ku nuk përfillet një vendim i tillë, dhe Kosova në këtë është rast sui generis.
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...