Megjithëse, ende nuk është i dedikur për shitje
Deri më tani, Polestar ka dhënë shumë lajme të mira për makinën elektrike që është duke e zhvilluar, por nuk e ka prodhuar asnjë dhe pamundësuar t’i shihet suksesi.
Tani që ka dalur nga prodhimi, i pari Polestar 1 që është i lejuar për rrugë, mund të shihet kapaciteti që ka, bashkë me magësitë e mundshme.
Njësitet e para që u prodhuan nga kompania suedeze, ende nuk janë të dedikuara për shitje, por do të dërgohen në Polestar Production Centre në Kinë, ku do të kryejnë edhe disa testime. Janë 50 Polestar 1, që do të përdoren nga inxhinierët dhe njohësit e automobilizmit, në udhëtime të ndryshme, që të sigurohen se gjithçka është në rregull me këtë makinë elektrike.
Si pjesë e këtij procesi, disa prej tyre edhe do të përplasen qëllimisht, ndërsa në fund do të dërgohen për metal skrapi. Raportohet se fabrika e Polestar ende është duke u ndërtuar, ku pritet të nisë prodhimi zyrtar i kësaj makine me si dhe një hibridi të ri.
Makina Polestar 1 me kapacitet prej 600 kuaj fuqive, ishte prezantuar më 2017, me mundësi autonomie prej 150 kilometrash.


Klopp thyen heshtjen pas spekulimeve se mund ta marrë drejti...
Trump tallet dhe kërcënon kryeministrin e Groenlandës: As nu...
Furnizimi me energji elektrike në vështirësi, KESCO sqaron s...
Arratisja e Altin Ndocit/ Arrestohen 8 persona, mes tyre efe...
Rinumërohen 23 vendvotimet e para nga 914 vendvotime
Reagim i ashpër nga Bellingham – mohon konfliktin me A...