Botimit të përgjimeve nga të trafikantëve të drogës Avdylaj me kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako nga tabloidi më i madh gjerman “Bild” të gjithë politikanët rilindas dhe mediat pranë tyre po i përgjigjen me një speciale për Shqipërinë që ka publikuar së fundi gazeta e të njëjtit grup botues “Die Welt”.
“Die Welt” që ka reputacionin e një mediaje tejet serioze, ndryshe nga ajo e motrës së saj më të madhe që ka formatin e tabloidit ka nxjerrë një botim special të përbërë nga më shumë se 20 artikuj dhe pothuajse 30 intervista rreth vendit tonë, duke përfshirë edhe një intervistë me kryëministrin Rama. Përmes faqeve të kësaj specialeje i bëhet jehonë energjive mbresëlënëse të Ramës, portretit të tij prej sportisti dhe artisti, përpjekjeve të tij të suksesshme për të çuar vendin drejt BE-së, Shqipërisë si një parajsë turizmi dhe Tiranës si një qytet i mahnitshëm.
Të gjitha këto janë pompuar prej trei ditësh nga të gjitha televizionet, gazetat dhe portalet që i bëjnë fresk qeverisë sikur të ishin artikuj apo investigime gazetarësh të pavarur…(Poshtë disa nga titujt që u morën dhe u rimorën në mediat shqiptare).


Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...