Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, ka reaguar ndaj Ivica Daçiqit për fushatën e këtij të fundit ndaj pavarësisë së Kosovës.
Përmes një komunikatë për media Ministria e Infrastrukturës që drejtohet nga Pal Lekaj ka shkruar se “Udhëheqja e Serbisë si domate e Serrave”
Pal Lekaj është shprehur se udhëheqja e Serbisë po vazhdon të jetë e njëjta duke I future hundët në secilin vend Sovran të rajonit.
“Avazi i “patriotizimit” të udhëheqjes së Serbisë vazhdon të jetë i njejti, fjalë shumë e duke i futur hundët në secilën punë të secilit vend sovran të rajonit, e punët e veta si mos më keq, janë damkosur si domatja e serrave, janë bërë (edhe më shumë) të gërditshëm”
Lekaj ia ka përkujtuar Daçiqit se dollari që ai ka përdorur për të shkruar parulla kundër Kosovës, është bankënotë e Amerikës e cila bashkë me UÇK-në ia kanë shuar ëndrrat Daçiqit e Vuçiqit.
“Shteti i dollarit, monedhë që Daçiq shkruan ëndrra mbi të, Amerika bashkë me UÇK-n, ka kohë që ia kanë shuar këto ëndrra, ëndërrimtarit Daçiq e shokut të tij Vuçiq. Kosova është sovrane, si në Jug si në Veri dhe ma nuk ka vend për Serbinë” /GazetaExpress/
Begaj për Rugovën: Vizioni i tij për Kosovën sot është reali...
Nuk ndalet Ronaldo, realizon golin e 960 në karrierë
LDK thërret për nesër konferencë për media
Gerrard mendon se Liverpooli duhet t’i jap më shumë ko...
Talenti i ri dardan, Indrit Mavraj transferohet tek Lechia G...
Kamberi: SHBA-ja kërkon përgjegjësi nga Beogradi për diskrim...