Pesë vite u deshën që të lëshohet në qarkullim autostrada 60.5 kilometra “Arbën Xhaferi” Prishtinë-Shkup por zgjerimi i rrugëve Prishtinë-Mitrovicë dhe Prishtinë-Pejë kanë filluar më herët e as nuk janë afër të përfundohen.
Në Ministrinë e Infrasrukturës tregojnë arsyet pse po bëhen këto vonesa. Njëra prej tyre është edhe shpronësimi. Në ministri thonë se janë marrë masa që të fillohet puna në tri segmentet e mbetura në Mitrovicë, e tri segmentet në Pejë.
E pavarësisht këtyre vonesave, këshilltari i ministrit të Infrastrrukturës, Argjend Zejna, për klankosova thotë se nëse gjithçka shkon sipas dinamikave brenda tri viteve do të përfundojnë punimet.
Për autostradën Prishtinë-Mitrovicë fondet arabe patën ndarë 56 milionë euro ndërsa për autostradën Prishtinë-Pejë ministria së bashku me BERZH kanë ndarë 200 milionë euro.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...