Pas samitit të Berlinit, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, do të takohen edhe një herë gjatë kësaj jave, ku temë qendrore e këtij takimi pritet të jetë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.
Njohës të çështjeve politike thonë se në këtë takim çështje kyçe që do të diskutohen janë taksa dhe dialogu. Analisti politik Behlul Beqaj, vizitën e kryeministrit Haradinaj pas samitit të Berlinit dhe para atij të Parisit, e lidh me atë se a mundet Qeveria Haradinaj të përfundojë procesin e dialogut.
Sipas tij, ajo çfarë do të ndodhë në këtë takim, do të jetë një argument shtesë në funksion të sqarimit të pozicionit edhe sa i përket mocionit të opozitës për rrëzimin e Qeverisë. Beqaj thotë se takimi i kryeministrit Haradinaj me kancelaren Merkel lidhet edhe me takimin e Parisit më 1 korrik.
Në anën tjetër, Artan Murati nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se në këtë takim përveç dialogut, do të diskutohet taksa ndaj Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës dhe çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Sa i përket taksës, Murati thotë se deri më tani Haradinaj nuk iu është nënshtruar presioneve për pezullimin e saj. Pas samitit të Berlinit, liderët shtetërorë me ftesë të presidentit të Francës Emmanuel Macron me 1 korrik do të mblidhen në Paris.
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...