
French President Emmanuel Macron looks on during a joint press conference with Jordan's King Abdullah II following a meeting at the Elysee Palace in Paris on June 19, 2017. / AFP PHOTO / POOL / GONZALO FUENTES (Photo credit should read GONZALO FUENTES/AFP/Getty Images)
Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi sot se 31 tetori i këtij viti duhet të jetë afati përfundimtar për tërheqjen e Britanisë nga Bashkimi Evropian.
“Mendoj se ky është afati përfundimtar, pasi nuk dua që Komisioni i ri dhe autoritetet ekzekutive të merren me këtë çështje”, tha Macron duke iu referuar emërimit të shefave të ri të institucioneve kryesore në BE.
Ai tha se beson se vonesa e mëtejshme do të ishte një gabim i madh, i cili, sipas tij, shihet gjithmonë si një negociator i vështirë kur bëhet fjala për Brexit.
“Por unë mbështes një rol të tillë”, tha Macron.
Kreu i shtetit francez ka lënë “derën e hapur” për një lëvizje tjetër të fundit për Brexit nëse Britania vendos të kërkojë afat shtesë.
“Kjo është e mundur vetëm nëse kemi një perspektivë për një referendum të ri apo një plan krejtësisht të ri që do të ishte i pranueshëm për të gjithë pjesëmarrësit në negociata”, tha Macron dhe arriti në përfundimin se çdo përpjekje e mundshme nga Britania për të rinegociuar marrëveshjen ekzistuese, përfshirë edhe ‘mekanizmin për Irlandën’ do të përfundojë pa sukses./AlsatM/
Në natën e Vitit të Ri s’do të ketë numërim të fletëvotimeve
Konsumi i rrymës në tetor u rrit për 17%, importi për 19% e ...
Moti sot me temperatura të ulëta në Shqipëri
FBI ofron 50 mijë dollarë për informacione për të dyshuarin ...
LVV mban sot tubim në Prishtinë, prezent edhe Kurti
Moti sot i vranët, temperaturat nga -6 deri në 8 gradë