Një grup grash japoneze i paraqitën qeverisë një peticion përmes të cilit protestojnë ndaj asaj që e konsiderojnë “një kërkesë de facto” që femrat të veshin në zyrë këpucë me taka të larta.
Fushata “KuToo”, një lojë fjalësh e cila vjen nga kutsu, apo këpucë në japonisht, por që nëse bëhet me “u” të zgjatur krijon fjalën “dhimbje”, e pati zanafillën tek aktorja dhe shkrimtarja “freelance” Yumi Ishikawa, ndërsa gjeti shumë shpejt mbështetje të madhe “online”.
Përkrahëset e saj thonë se takat e larta konsiderohen një detyrim në shumicën e kompanive vendase. Ky rast, për disa ekspertë, nxjerr në pah paragjykimet dhe trajtimin diskriminues ndaj femrave në Japoni. Vitin e kaluar, një zyrtar i partisë në pushtet tha se gratë duhet të kenë patjetër shumë fëmijë. Ato që preferojnë beqarinë, këmbëngulte Kanji Kato, më vonë gjatë jetës kthehen në barrë për shtetin.
Një peticion i ngjashëm është firmosur vitin e kaluar në Britani nga më shumë se 15 000 vetë, një nismë kjo në mbështetje të recepsionistes Nicola Thorp, të cilën e pushuan sepse shkoi në punë me këpucë të sheshta dhe refuzoi të mbante taka./TCH/
Forcat amerikane kanë kapur dhe sekuestruar një anije cister...
Mediat spanjolle: Alonso nuk do të shkarkohet
Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e legjendës së boksit, ...
Rodrygo i del në mbështetje trajnerit Xabi Alonso
“Shuplakë e fortë” për Alonson, Reali humb nga Man City në “...
Arsenal vazhdon të jetë i pamposhtur në Ligë të Kampionëve &...