Zëvendësministri i Administratës Publike, Bujar Nerjovaj, është shpallur fajtor për veprën penale keqpërdorim i detyrës zyrtare.
Gjykata Themelore e Prizrenit e ka dënuar Nerjovajn me gjashtë muaj burgim, por me kusht. Nëse brenda një viti nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale, dënimi nuk do të ekzekutohet, raporton KTV.
Bujar Nerjovaj është akuzuar për kohën sa ka qenë drejtor i Inspeksionit në Prizren. Sipas aktakuzës, në këtë cilësi, gjatë periudhës 2011-2013, nuk i ka siguruar kushtet për t’i ekzekutuar rrënimet e katër objekteve hoteliere në afërsi të Sheshit “Shatërvan” në Prizren, në zonën historike të qytetit.
Si shkak i mospagesës së detyrimeve, vlerësohet se buxheti i Komunës së Prizrenit u dëmtua për më shumë se 36 mijë euro.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...