Humbja e rëndë në zgjedhjet euro-parlamentare dhe rënia e popullaritetit në minimumin historik kanë bërë që kryetarja e Partisë Social Demokrate të Gjermanisë të japë dorëheqjen. Kryetarja Andrea Nahles ka deklaruar se në këto kushte nuk mund të kryejë më detyrat e saj.
Kryetarja e Partisë Social-demokrate të Gjermanisë, Andrea Nahles ka deklaruar se do të japë dorëheqjen për shkak se nuk gëzon mbështetjen që i duhet për të udhëhequr subjektin politik.
Lëvizja e saj vjen në një kohë kur të Gjelbërit kanë tejkaluar konservatorët e kancelares Angela Merkel duke u kthyer në partinë më popullore të Gjermanisë, ndërkohë që vetë SPD ndodhet në nivelin më të ulët historik.
“Debatet e brendshme në grupin parlamentar dhe reagimet kanë treguar se nuk gëzoj më mbështetjen e duhur për të kryer detyrat e mia”, ka deklaruar Nahles ditën e diel.
Politikania ka saktësuar se do të zyrtarizojë dorëheqjen e saj si kryetare të partisë ditën e hënë dhe më pas të martën si kryetare e grupit parlamentar. Nahles do të përballej me një votëbesim për lidershipin e saj ditën e martë, pasi vendimi për të qëndruar në koalicion me partinë e Merkel u kritikua nga partia e saj.
Më herët, zëvendës kancelari gjerman Olaf Sholc tha për një gazetë vendase se, e përjashtonte hyrjen në një tjetër koalicion të madh teksa social-demokratët po përpiqen të rigrupohen pas humbjes së verifikuar në zgjedhjet euro-parlamentare të javës së kaluar./ABC News Albania
Vuçiq akuzon direkt SHBA-në dhe vendet e rajonit për mbështe...
Sigal Prishtina mbetet pa trajner, zbulohet arsyeja e largim...
Syla për arrestimin e Lozhanit në Serbi: Iu gjet në xhep kar...
Kusari-Lila: Qeveria Kurti 3 do të bëhet, për presidentin du...
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 65-vjeçarja
Rodrygo merr një lajm tronditës para ndeshjeve të play-offit...