Klubi italian, Interi ka etiketuar lojtarët që do t’i synojë për t’i transferuar në afatin kalimtar të verës.
Ardhja e Antonio Contes në krye të ekipit si duket nuk ka ndryshuar edhe aq shumë emrat e kërkuar nga Interi për t’i transferuar.
Sipas mediave italiane, ylli i PSV Eindhoven, Steven Bergwijn dhe mbrojtësi i Manchester Unitedit, Matteo Darmian janë objektiva të Interit.
FcInterNews.it raporton se agjenti Fulco van Kooperen u takua me përfaqësuesit e Nerazzurrëve javë më parë, por deri më sot nuk ka pasur ndonjë marrëveshje mes klubeve apo lojtarit pasi sulmuesi vlerësohet 40 milionë euro.
21-vjeçari ka shënuar 14 gola në 33 paraqitje në Eredivisie këtë sezon, ndërsa ka konkurrencë të fortë për të edhe nga Manchester Unitedi dhe Tottenhami.
Një emër tjetër i rikthyer në radarin e Interit është Darmian, i cili thuhet se pëlqehet nga Conte, ndërsa edhe mbrojtësi preferon ribashkimin me italiani.
Sipas gazetarit të La Gazzetta dello Sport, Nicolo Schira, Nerazzurrët kanë kontaktuar agjentin e lojtarit Tullio Tinti për të diskutuar mundësinë e transferimit në verë dhe çmimi i tij është 12 milionë euro shkruan Telegrafi
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...
Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën
Refuzohet ankesa e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosov...
Hamza: Në dy ditët e ardhshme shpalosim programin, vendit i ...
Flick tregon dallimin mes Barcelonës dhe Realit
“Ndodhi për 30 sekonda”, flet nëna e dyvjeçarit shqiptar i c...