Finalja angleze e Ligës së Kampionëve mes Tottenhamit dhe Liverpoolit është ndërprerë për pak çaste gjatë pjesës së parë.
Pas një fillimi të jashtëzakonshëm ku u akordua penalti pas vetëm 24 sekondave lojë në stadiumin Wanda Metropolitano në Madrid, ku Mohamed Salah zhbllokoi shifrat duke shënuar për 0 me 1, atmosfera “u ndez” në stadium edhe më shumë në vazhdim, shkruan portali arbresh.info.
Derisa po zhvillohej minuta e 20 e ndeshjes, një femër në bikini gjysmë e zhveshur shihej duke vrapuar në fushë me duar të hapura.
Sipas raporteve të fundit, ajo besohet se është Kinsey Wolanski që përveç si modele ushtron edhe profesionin e aktores.
Wolanski është kapur nga pjesëtarët e sigurimit, por jo pa tërhequr vëmendjen e të gjithëve./arbresh.info/
https://twitter.com/FootbaII_HQ/status/1134904853707276289
https://www.instagram.com/p/Bx_frVUJMRM/
https://www.instagram.com/p/Bx0-qrMFbX-/
Limi i ashpër me Albën: Mbylle atë gojë të qelbur
Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri, 22 vit...
Turqia arreston gjashtë persona për spiunazh për Iranin
Kush janë “kampionët” për minus vota nga tri partitë më të m...
Arben Gashi: Ka zëra se Ramush Haradinaj po i mbledhë nënshk...
Zuckerberg thotë se 3.5 miliardë përdorues përdorin çdo ditë...