Mohamed Salah ka vendosur emrin e tij në histori të Ligës së Kampionëve.
Superylli tani është pjesë e historisë së kompeticionit kryesor të UEFA-së falë golit të shënuar nga pika e bardhë në finalen e kompeeticionit më të madh evropian, shkruan portali arbresh.info.
Reprezentuesi egjiptian shënoi pas vetëm dy minutave lojë duke hyrë kështu në histori të këtij kompeticioni për golin e dytë më të shpejtë në histori të një finale në Ligë të kampionëve.
Salah tani qëndron prapa Paolo Maldinit që shënoi golin më të shpejtë në këtë kompeticion të UEFA-së në vitin 2015.
Liverpooli siguroi goditje nga pika e bardhë pasi Sissoko preku topin me dorë në zonë, gjë që gjyqtari Damir Skomina e vërejti pa pasur nevojë për të rishikuar rastin me anë të teknologjisë VAR./arbresh.info/
“Duhet një NATO më e fortë brenda Evropës” – Kancelari Fried...
PDK-ja kundër rritjes së re të tarifave të energjisë: 21% më...
MASHTI: Nuk kemi njoftim zyrtar për aktakuzë
Një muaj paraburgim për 15 komisionerët e arrestuar në Malis...
Vuçiq: Shërbimi i detyrueshëm ushtarak do të hyjë në fuqi në...
E rëndë në Angli/ Vrau me thikë një 12-vjeçar, adoleshenti p...