Gjatë fjalës së tij nga protesta e ditës së sotme e banorëve të Unazës së Re, kreu i PD, Lulzim Basha ftoi ata dhe gjithë qytetarët e tjerë ti bashkohen protestës së nesërme të opozitës së bashkuara para kryeministrisë.
Sipas Bashës, e nesërmja do të jetë paralajmërimi i fundit për qeverinë.
“Bashkohemi për ta shkulur të keqen me rrënjë, bashkohemi në protestën e nesërme në rrugën tonë për të mos lejuar më asnjë dramë familjare, asnjë shkelje flagrante të të drejtave tuaja. Bandën në pushtet do e shkulim me çdo çmim. Ju ftojmë ta bëjmë në emër të së ardhmes tonë, në emër të fëmijëve tanë. Le ti japim paralajmërimin fundit se jemi të vendosir ta çlirojmë Shqipërinë nga banda kriminale e tja kthejmë atë pronarëve të vërtetë, qytetarëve shqiptarë”, mbylli fjalën e tij Basha.
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...