Miss Universe Albania Trejsi Sejdini ka festuar ditën e djeshme përvjetorin e saj të 19-të.
Veç urimeve të shumta nga familjarë, miq dhe fansa në rrjetet sociale, ajo ka marrë dhe një dhuratë.
Një dhuratë, të cilën shumë prej nesh e dëshirojmë.Një automjet tip “Mercedes-Benz GLC 63 AMG GLC 63 S AMG Coupe” është ajo çka mendojmë se i ka zbukuruar ditëlindjen më shumë se çdo gjë tjetër Trejsit. Me vlerë mbi 120 mijë euro, makina super-luksoze kthen kokën e çdokujt që e sheh në rrugë.
Kujtojmë se Trejsi u bë e njohur për publikun para se të fitonte titullin “Miss”. Falë karakterit të saj ekspresiv dhe të sinqertë, modelja ka arritur të fitojë zemrat e fansave si dhe pjesën e kritikëve të saj.
Nuk dihet dhuruesi i kësaj dhurate të mrekullueshme.


Emir Azemi i PDK-së i ofron stilolaps me stemën e Kosovës as...
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...