Forcat Speciale të Policisë së Shtetit kanë ndërmarrë një aksion të gjerë sot në Krujë e Fushë Krujë. Në qendër mësohet se është goditja e tentativave të kultivimit të kanabisit dhe kapja e personave të rrezikshëm.
Një operacion i madh policor ka nisur në Krujë mëngjesin e të premtes.
Rreth 100 efektivë të Forcës së Ndërhyrjes së Shpejtë, Forcave Shqiponja dhe atyre Operacionale kanë zbarkuar në qytet.
Ata po ushtrojnë kontrolle në objekte në qytetet e Fushë Krujës e Krujës dhe zonave malore.
Policia zyrtarisht nuk ka dhënë informacion, por burimet thonë se në qendër është goditja e tentativave për kultimin e bimëve narkotike dhe kapja e personave me rrezikshmëri.
Pjesë e këtij operacioni janë drejtues të komisariatit të Krujës por edhe nga Drejtoria e Durrësit.
Një operacion i ngjashëm u zhvillua edhe pak ditë më parë në Malësinë e Krujës dhe Fushë Krujës, ku policia mësohet se ka informacion për tentativa të kultivimit të bimëve narkotike.
Më herët gjatë muajit prill, katër parcela të mbjella me kanabis u zbuluan falë kontrolleve nga ajri në Memaliaj.
Lufta ndaj kultivimit të kanabisit është shpallur mes prioriteteve të Policisë për këtë vit, ku synimi është zerimi i fenomenit./ora news


E rëndë në Itali: Nëna hidhet nga ballkoni me tre fëmijët e ...
Nesër mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Rënie e lehtë e çmimit të naftës në Kosovë
Dështon mbledhja e Komisionit Shëndetësorë
Cristiano Ronaldo dhe djali i tij, bashkë në një ekip? Një ë...
BILD: Sebastian Hoeneß kandidat potencial për ta marrë drejt...