Pjesëtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Atdhe Hasani ka përfunduar shkollimin profesional për pilot helikopteri në njërën nga shkollat më prestigjioze në botë “Kara Havacilik Okulu ” në Turqi duke u radhitur në vendin e dytë.
Ai thotë se është piloti i vetëm në gjeneratë që fitoi kushtin që në vitet në vijim të ketë mundësinë për ndjekjen e studimeve për instruktor piloti.
Postimi i tij i plotë:
Përfundimi i një detyre, trajnimi, shkollimi apo misioni është çështje e pa diskutueshme e çdo ushtaraku.
Përfaqësimi i Kosovës në mënyrën më të mirë të mundshme është obligim i yni që e kemi ndaj Atdheut, ndërsa radhitjen e Kosovës në vendet e para në mesin e shtetëve tjera të botës tashmë është bërë një traditë e djemve dhe vajzave nga Kosova.
Tradita vazhdon… Sot përfundova me rezultate të shkëlqyera shkollimin profesional për pilot helikopteri në njërën nga shkollat më prestigjioze në botë “KARA HAVACILIK OKULU” në Turqi duke u radhitur në vendin e dytë, dhe si rezultat i suksesit që tregova gjatë këtij shkollimi dhe perfomancave te larta gjatë fluturimeve, jam piloti i vetëm në gjeneratë që fitoi kushtin që në vitet në vijim të kem mundësinë për ndjekjen e studimeve për instruktor piloti.
Faleminderit Ministrisë së Mbrojtjes dhe familjes sime që më qëndruan gjithnjë pranë gjatë kësaj sfide.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...