Edhe deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar pas fyerjes së kryeministres serbe, Ana Brnabiq ndaj kosovarëve për të cilët tha se kanë ‘dalur nga mali’.
Kusari-Lila ka thënë se Brnabiq asnjëherë nuk do ta kuptojë pse ‘jemi njerëz të maleve’.
Deputetja thotë se vetëm kur Brnabiq t’i pranojë krimet ndaj shqiptarëve, ndoshta do të rastisë të vije e t’i shoh malet më të bukura në botë.
Ja reagimi i plotë:
Asnjëherë nuk do të arrijë #AnaBernabië të kuptoj pse “jemi njerzit e maleve” të Kosovës ë
Arsyeja është, kemi malet më të bukura në Botë #AlpetShqiptare
Kur #Brnabië ta hap kokën e ta pranon krimin që shteti i saj e ka bërë në këta “njerëz të maleve”, ndoshta edhe i rastis me ardhë me i pa dhe me kërku falje për krimet e bëra.
Deri atëherë, veq në foto që po ja përcjellim ti shijon pak.
Me krenari, #VajzaEMalësisë
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...