Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan kërkoi sot që të respektohet armëpushimi në provincën siriane të Idlebit gjatë një bisede telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putine, njoftoi presidenca turke.
“Erdogani theksoi se ishte e nevojshme që të aplikohet pa vonesë armëpushimi në Idleb për t’u përqendruar sërish në procesin që synon të gjejë një zgjidhje politike për konfliktin sirian”, njoftoi presidenca në një komunikatë.
Kjo bisedë, e dyta mes dy presidentëve në 15 ditë, vjen atëherë që regjimi i Bashar Al Asad, i mbështetur nga Rusia, intensifikoi javët e fundit bombardimet e tij në provincën e Idlebit./Express
FFK reagon ndaj deklaratave të fundit për kurdisje nga disa ...
Chelsea siguron finalen e FA Cup, aty e pret Manchester City
Katër xhiro drejt fundit, Dinamo vazhdon kryesimin – l...
Mbi 30 plumba u shkrepën në veturën ku u vranë burrë e grua
Tërmet në Zvicër, nuk raportohet për dëme
Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton ndryshime në Komi...