Për Mourinhon, Ronaldo është i veçantë, një punëtorë i madh dhe i fortë në aspektin mendor.
Jose Mourinho, në një intervistë të dhënë për “Eleven Sports”, ka folur për Cristiano Ronaldon dhe sekretin e suksesit të tij.
“Është gjithçka në kokën e tij. Është një gjë e natyrshme për të, e ka në ADN”, ka thënë ish-trajneri i Manchester United, Real Madrid, Chelsea dhe Inter.
“Ambicie, motivim, krenari: janë gjëra që nuk mund të blihen dhe që janë të lindura brenda një njeriu. Ronaldo do të jetë kështu deri në fund. Ka lojtarë me të vërtetë të veçantë në aspektin mendor”, shtoi ai.
Mourinho ka punuar me Ronaldon te Madridi nga viti 2010 deri në vitin 2013 dhe së bashku, kanë fituar tre trofe; La Liga, Copa del Rey dhe Superkupën e Spanjës.
Në 164 ndeshje nën urdhëratë e Jose Mourinhos, Cristiano Ronaldo ka shënuar 168 gola – 4 gola më shumë ndeshje.
Shqipëria këtë vit planifikon t’i mbyllë 16 kapituj në proce...
Sot mblidhen dy komisione parlamentare në Kuvendin e Kosovës
Kryeministri Netanyahu: Jemi në gjysmë të rrugës, Irani do t...
Fluks i madh për ndeshjen Kosovë–Turqi: Komuna shton autobus...
Kosova përballë historisë: Sonte kërkon biletën për Botërori...
Mot i paqëndrueshëm të martën, priten reshje në shumicën e v...