Kolegji i Posaçëm i Apelimit në Shqipëri ka lënë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin nga detyra të prokurores Rovena Gashi.
“Lihet në fuqi vendimi i KPK për shkarkimin e Rovena Gashit. Vendimi është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm,”- u shpreh KPA.
KPA mori vendimin pas ankimit të Rovena Gashit lidhur me shkarkimin e saj si prokurore nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ish- prokurorja, Rovena Gashi nuk e justifikoi pasurinë.
Gashi nuk ishte e pranishme gjatë shpalljes së vendimit, duke mbajtur të njëjtin qëndrim si dhe në seancën dëgjimore më 20 korrik/ATSH
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...