Lideri nacionalist italian Matteo Salvini, pasi që ka siguruar një fitore të madhe në zgjedhjet e Parlamentit Europian javën e kaluar, po synon një aleancë ndërkombëtare të nacionalistëve dhe të së djathtës ekstreme për të sfiduar Brukselin.
Salvini për momentin është zëvendës kryeministër dhe ministër i brendshëm në qeverinë italiane. Ai po i gëzohet fitores në zgjedhje të PE’së, ku partia e tij Liga Italiane ka marrë një të tretën e votave në Itali.
Partia e tij deri para dy viteve ishte një akter i vogël në politikën italiane. Por fatet e saj ndryshuan kur filloi implementimi i politikave më të forta, sidomos ndaj emigracionit. Ajo tani merr pjesë në qeveri në koalicion së bashku me Lëvizjen Five Star.
Tani ai dëshiron që të krijojë një bllok në Parlamentin Europian që do ketë 100 deri 150 ulëse. Atij do i duhet një ndihmë e madhe sidomos nga Britania e Madhe dhe Hungaria.
Kjo pritet të jetë një zë i shtuar i nacionalistëve ndaj integrimit më të madh europian si dhe një zë kundër zgjerimit të mëtutjeshëm të BE’së /Express/
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...