Së paku 20.000 banorë të Nigerisë janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre për shkak të rasteve gjithnjë më të shpeshta të përleshjeve të armatosura në këtë vend, tregojnë të dhënat e Kombeve të Bashkuara (OKB), raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i UNHCR-së, Babar Baloch, deklaro i sot në Gjenevë se ditëve të fundit ka ardhur deri te eskalimi i përleshjeve në veriperëndim të vendit.
Ai konfirmoi se nga muaji prill rreth 20.000 civilë kanë kërkuar shpëtim nga përleshjet duke u larguar në Niger.
“UNHCR është shqetësuar për shkak të sigurisë në Nigeri dhe bashkëpunimit të afërt me autoritetet në Niger për të ofruar ndihmë bazike humanitare dhe regjistrojnë civilët që mbërrijnë atje”, sqaroi Baloch.
Ai nënvizoi se përleshjet në këtë zonë nuk ndërlidhen me organizatën terroriste Boko Haram.
Në muajt e fundit në Nigeri gjatë përleshjeve të armatosura kanë humbur jetën më shumë se 100 persona.
Në disa rajone nigeriane, ka përplasje shumë të shpeshta mes fiseve për shkak të mosmarrëveshjeve “bujqësore”. Shumë banorë nga fshatrat e afërt shpesh detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre.
E rëndë në Itali: Nëna hidhet nga ballkoni me tre fëmijët e ...
Nesër mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Rënie e lehtë e çmimit të naftës në Kosovë
Dështon mbledhja e Komisionit Shëndetësorë
Cristiano Ronaldo dhe djali i tij, bashkë në një ekip? Një ë...
BILD: Sebastian Hoeneß kandidat potencial për ta marrë drejt...