Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ambasadoren kroate në Kosovë, Marija Kapitanovic.
Me këtë rast, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka falënderuar ambasadoren Kapitanovic për vizitën e sotme, derisa ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer që institucionet e Kroacisë i kanë ofruar Kosovës, në të gjitha proceset nëpër të cilat ka kaluar vendi.
Gjithashtu, kryeministri Haradinaj me ambasadoren Kapitanovic diskutuan për raportet e shkëlqyeshme që Kosova dhe Kroacia kanë ndërtuar përgjatë viteve por edhe mundësinë e intensifikimit të këtyre raporteve edhe në fusha të tjera me interes të përbashkët.
“Mbështetja e Kroacisë duke qenë pjesë e Presidencës së BE-së është shumë e rëndësishme për Kosovën dhe se jemi duke punuar fuqishëm që qytetarët tanë sa më shpejt të bëhen pjesë e familjes europiane, përmes liberalizimit të vizave”, theksoi kryeministri Haradinaj, duke shtuar se takimi i Berlinit, ai i Parisit dhe takime të tjera regjionale, janë rast i mirë i bashkëpunimit dhe avancimit të raporteve në Ballkanin Perëndimor.
Ambasadorja e Republikës së Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanovic falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritjen e sotme duke theksuar se qeveria kroate do të vazhdojë mbështetjen e fuqishme për Kosovën.
Dita e Kushtetutës, Haxhiu: 9 prilli shënon ditën kur shteti...
Barça merr një lajm të mirë nga De Jongu
Qendra serbo-ruse merr mbi dy milionë euro nga buxheti i Ser...
Osmani: Beteja e Koshares – flakadani që nuk shuhet kurrë!
Kurti: 27 vite më parë, filloi shembja e kufirit mes Kosovës...
“Mendoj se duhet të jemi me fat që humbëm vetëm 2-0″ &...