Gjermania është duke u bërë gati për takimin bilateral ku do të diskutohet për liberalizimin e vizave. Kështu ka pohuar gjatë ditës së sotme ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt.
Këto komente Heldt i bëri gjatë një vizite në Novobërdë, ku është restauruar Kalaja e Artanës.
Ai pohoi se për këtë çështje ka pasur bisedime në Qeverinë gjermane dhe se për detajet tjera të pajtimit që kanë pasur kryeministri Haradinaj dhe ministri i brendshëm i Gjermanisë, do të ketë një takim të radhës.
“Për çështjen e liberalizimit të vizave ka pasur bisedime në qeverinë gjermane. Kryeministri i Kosovës e ka pasur një takim me ministrin e brendshëm të Gjermanisë, dhe ata në atë takim janë marrë vesh që detajet e tjera për këtë pajtim të cilin e kanë pasur për çështjen e liberalizimit të vizave, t’i diskutojnë në takimet bilaterale dhe përgatitjet për këtë takim janë në vazhdimësi”, tha ai.
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës
Leverkusen-Bayern, s’ka fitues në derbin gjerman
Irani njofton lëshime të reja raketash kundër Izraelit
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin e forcave të arma...