Vota e grekëve ka nxjerrë fitues për zgjedhjet e Parlamentit Europian, konservatorët e “Demokracisë së Re”, të cilët kryesojnë me gati 9% pas rezultateve të para zyrtare, duke përqëndruar 32.7% të votave.
Udhëheqësi i tyre, Kyriakos Mitsotakis ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Tsipras dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme kombëtare.
Por, vota e grekëve ka nxjerrë gjithashtu edhe një lajm pozitiv, që është humbja e fuqisë së neonazistëve të “Agimit të Artë”, të cilët nga forcë e tretë politike kanë shkuar në vendin e pestë, me 4.8%, duke humbur gati 40% të mbështetësve të tyre.
Një forcë e re politike, me bazë kryesisht në Selanik dhe Greqinë e Veriut, duket se ka mbledhur këta përkrahës të së djathtës ekstreme, e për herë të parë do të hyjë në PE, pasi ka përqëndruar 4.1% të votave.
Ndërkohë, partia qeveritare “Syriza”, me vetëm 24% të votave, ka humbur 2% nga zgjedhjet e kaluara dhe gati 10% nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2015.
Në vendin e tretë rreshtohet “Lëvizja për Ndryshim” me 7.1%, që ka bazë kryesisht socialistët e PASOK-ut, teksa pasojnë komunistët grekë me 5.6%.
Nga momenti në moment pritet deklarata e kryeministrit Tsipras, ndërkohë që vlen të theksohet se rezultatet e mësipërme nuk janë përfundimtare, por vetëm pas numërimit të 15% të votave./tch/
Limi i ashpër me Albën: Mbylle atë gojë të qelbur
Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri, 22 vit...
Turqia arreston gjashtë persona për spiunazh për Iranin
Kush janë “kampionët” për minus vota nga tri partitë më të m...
Arben Gashi: Ka zëra se Ramush Haradinaj po i mbledhë nënshk...
Zuckerberg thotë se 3.5 miliardë përdorues përdorin çdo ditë...