Manchester Unitedi është shumë afër ta transferojë shënjestrën e Barcelonës dhe Juventusit, Matthijs de Ligt, bën të ditur Reddit ITK.
Mbrojtësi holandez ka kohë që po lidhet me disa klube evropiane, gjersa është njëri ndër lojtarët më të kërkuar deri më tani.
Paraqitjet në sezonin që lamë pas te Ajaxi ishin fenomenale, duke bërë që shumë skuadra të vihen pas tij, mirëpo një burim nga Holanda i “ITK Reddit” i njohur ndryshe me shkurtesën “Spoofex”, raporton se Djajtë e Kuq po e transferojnë De Ligtin.
Sipas këtij burimi, Djajtë e Kuq do të paguajnë 85 milionë euro për ta transferuar mbrojtësin holandez që po kërkohet nga Juventusi dhe Barcelona.
Spoofex gjithashtu ka bërë të ditur se Unitedi është duke e ndjekur nga afër edhe Kalidou Koulibalyn, mirëpo Napoli kërkon shumën e majme prej 120 milionë euro. /Telegrafi/
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...