Pas raportimeve se Gjykata Themelore ka dorëzuar urdhëresë tek Ministria e Drejtësisë për lëshimin e fletarrestit ndërkombëtar ndaj tre personave nga veriu i Kosovës, ministri Abelard Tahiri ka mohuar të ketë pranuar një kërkesë të tillë.
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme disa nga mediat lokale kanë raportuar se është lëshuar fletarrestim ndërkombëtar për bosët e nëntokës, Zvonko Veselinoviq, Millan Radojçiq dhe Millan Mihajlloviq.
Klan Kosova ka kontaktuar ministrin Abelard Tahiri, dhe ky i fundit ka thënë se deri më tani ministria të cilën ai e drejton nuk ka pranuar asnjë kërkesë për fletarrest ndërkombëtar ndaj personave në fjalë.
“Deri më tani Ministria e Drejtësisë nuk ka pranuar asnjë kërkesë të shtruar nga Gjykata Themelore për arrestim ndërkombëtar ndaj të dyshuarve Zvonko Veselinoviq, Millan Radojçiq dhe Millan Mihajlloviq”.
Witkoff: Nuk jemi në bisedime me Iranin
“S’dua të jetë me të por me mua”, Alba xhelozon ndaj Dolces ...
Rinumërohen mbi 1 mijë kuti me vota
Rama: Rilindja e gjimnazit “Dhaskal Todri” në Elbasan, 600 n...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Diplomojnë sot 21 kadetë për zjarrfikës në Akademinë për Sig...