Festivali i Filmi në Kanë bën bashkë në tapetin e kuq yjet më të njohura në botën e arriti.
Ky festival është i njohur për të qenë një nga qilimat e kuq më joshës në botë.
Yjet e listës A të filmit, supermodele dhe shumë të tjerë mblidhen për të shfaqur dhe diskutuar disa nga filmat më të mëdhenj të vitit, por në këtë event ekziston edhe një kod i rreptë i veshjes
Sipas Vogue World , meshkujt duhet të veshin kostum elegant si Brad Pitt dhe Leonardo DiCaprio, ndërsa femrave të kombinojnë veshjen e tyre me taka të larta.
Por, ky rregull nuk ka vlejtur edhe për Dj e njohur francez, Kiddy Smile.


“Një natë më parë, unë në fakt nuk flija sepse po qepja rrobat e mia”, tha Dj në një intgervistë për Vogue World “ Isha shumë nervoz, sepse nuk jam shumë i mirë në rrobaqepësi dhe qepje, por nuk kasha asnjë zgjedhje.
Gjërat u komplikuan të nesërmen. Ai mbërriti në premierën e Dolor y Gloria në një veshje më dramatike, ai kishte zgjedhur një fustan ngjyrë portokalli me lule. Kur arriti te dera, një anëtar I sigurimit e pyeti nëse ishte veshje tradicionale e Afrikës. Dj Kiddy ia shpjegoi se nuk ishte, I më pas i tha atij se nuk mund të hyjë në qilimin e kuq.
“Unë jam shumë i lumtur që e bëra këtë, ky jam unë dhe do të vishem siç dua unë, kjo përfaqëson personalitetin tim” u shpreh Smile pasi iu ndalua hyrja.
“Jemi të mërzitur por ka lojtarë që thonë trajner jam ...
Peja emëron në krye të shtabit teknik ish-trajnerin e Prisht...
Osmani premton medalje Presidenciale për Kombëtaren e Kosovë...
Kuvendi mban seancë plenare më 2 prill
Presidenti i Kroacisë anulon samitin Brdo-Brijoni: Nuk duan ...
Intervistohet Shkëlzen Gashi dhe i bastiset banesa, Prokuror...