Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në mbledhjen e sotme të qeverisë ka pyetur Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Fatmir Matoshi se deri ku kanë shkuar punimet për finalizimin e Parkut Kombëtar të Rugovës “Bjeshkët e Nemuna”, shkruan arbresh.info.
Ministri Matoshi ka thënë se planet për ndryshim të projekt propozimit do të vinë në qeveri në fund të këtij viti, duke cekur muajt tetor nëntor ose dhjetor.
“Ne jemi në bashkëpunim me komisionet dhe banorët duke punuar në propozim ndryshimet që do të vijnë në qeveri që plani i “Bjeshkëve të Nemuna” të vij në qeveri në pjesën e fundit të këtij viti, tetor, nëntor ose dhjetor”, u përgjigj Matoshi.
Ndërsa kryeministri kërkoi që të përshpejtohet kjo procedurë dhe të kryhet sa më shpejt.
“Na jemi tregu shumë të pasur kemi shpall parqe kombëtare dhe na duhet pak më shpejt me i kry këto procedura. Është mirë me i përshpejtuar procedurat”, i tha Haradinaj, ministrit Matoshi./Arbresh.info/
Zarfi i parë i zi në shtëpi/ Bullizim dhe dhunë psikologjike...
Kapet në Prishtinë shtetasi i huaj, i kërkuari nga INTERPOL-...
“Jam krenar që jam djali i Violetë Kukajt”, Roge...
Netanyahu: Nuk do të lejojmë krijimin e një shteti palestine...
Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhduku...
S’u kthye në shtëpi pas shkollës, kërkohet ndihmë për gjetje...