Raportohet se Juventusi ka siguruar shërbimet e Pep Guardiolas.
Agenzia Giornalistica Italia (AGI) raporton se Juventusi ka arritur marrëveshje me trajnerin e Manchester Cityt në një kontratë katër-vjeçare.
Guardiola mësohet se te ‘Zonja e Vjetër’ do të përfitojë një pagë prej 24 milionë euro në sezon.
Sipas kësaj agjencie Guardiola do të nënshkruajë me biankonerët më 4 qershor, derisa dhjetë ditë me vonë do të prezantohet si trajner i Juves.
Kujtojmë se muaj më parë, spanjolli i kishte refuzuar kategorikisht mundësitë që të bëhej trajner i Juventusit.
Ai kishte theksuar se ka dy vite kontratë të mbetura te Man City, dhe se synimi i tij do të ishte që të vazhdonte së paku edhe për një vit tjetër.
Haxhiu e thërret mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit
“250 mijë euro dhuratë”, Granit Plava jep detaje shokuese rr...
Mësohet ngjyra e fanellës, që Kosova e bartë sonte ndaj Sllo...
IHMK paralajmëron erëra të forta në Kosovë
Fillon mbledhja e Kryesisë së PDK-së
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Fush...