Sindroma e vdekjes së parakohshme të foshnjave(SIDS) është vdekja e papritur dhe e pashpjegueshme e një foshnje që zakonisht është më i vogël se 1 vjeç.
Shumica e këtyre vdekjeve ndodhin në gjumë, por cilët janë faktorët që ndikojnë dhe cilat bebe janë më të rrezikuarat?
Shumica e vdekjeve SIDS ndodhin tek bebet 2 deri në 4 muaj, dhe rastet rriten kur është moti i ftohtë.
Ndërsa, ka më shumë djem se sa vajza që rrezikohen nga ky sindrom.
POR KJO MUND TË NDODH EDHE KUR NËNA:
Konsumon duhan ose drogë.
Ka kujdes të dobët prenatal.
Ka histori të familjes me raste të këtyre vdekjeve.
Mbitemperatura ose duke qenë i rrethuar nga tymi i duhanit pas lindjes.
SIDS po ashtu, ka më shumë gjasa të ndodhë në mesin e foshnjave që flenë në stomak se sa ata që flenë në shpinë.
Disa studiues besojnë se gjumi në stomak mund të bllokojë rrugët e frymëmmarrjes dhe të dëmtojë atë.
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...
Osmani: 7 Marsi është festa e shpirtit të kombit tonë, i ci...
KFOR vazhdon patrullimet përgjatë kufirit, synohet ruajtja e...
SHBA-ja konfirmon se Rusia po i ofron Iranit informacione pë...