Ish sulmuesi i Arsenalit, Robin van Persie ka zbuluar parashikimin e tij për finalen e “Topçinjve” në Evropa Ligë ndaj Chelseas.
Të dy klubet londineze do të udhëtojnë në Baku javën e ardhshëm për finalen evropiane të shumë përfolur, transmeton portali arbresh.info.
“Personalisht, mendoj se Arsenali është më afër. Ata janë pak më të mirë”, ka thënë fillimisht holandezi.
“Por, Chelsea ka Eden Hazardin dhe ai është një lojtar shumë i veçantë dhe në çfarëdo kohe mund të vijë me diçka”
Arsenali do të jetë në mungesë të mesfushorit Henkrik Mkhitaryan për shkak të tensioneve mes Azerbajxhanit dhe vendit të tij – Armenisë.
Finalja e Evropa Ligës zhvillohet më 31 maj duke filluar nga ora 21:00./arbresh.info/
Sot nafta dy cent më lirë se dje
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...