Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Leonora Morina-Bunjaku ka pritur sot në takim Thierry Favre, shef i Divizionit të Federatave Kombëtare të UEFA-së me të cilin ka biseduar për projektet e realizuara deri më tani si dhe për projektet që e presin në të ardhmen FFK-në.
Në këtë takim, ku morën pjesë edhe drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës, presidentin e FFK-së, Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu, zëvendësministrja Morina-Bunjaku u shpreh se MKRS-ja do të jetë e gatshme për të bashkëpunuar me UEFA-në për ndërtimin e Stadiumit Nacional dhe 6 fushave ndihmëse të futbollit.
Zëvendësministrja e informoi përfaqësuesin e UEFA-së që në koordinim me FFK-në investon në projekte kapitale dhe e përkrah drejtpërdrejtë futbollin në baza të rregullta vjetore.
“Në emër të MKRS-së premtova bashkëpunim dhe krijim të infrastrukturës me standarde evropiane, përderisa talenti dhe të arriturat në futbollin e Republikës së Kosovës nuk mungojnë”, tha Morina-Bunjaku.
Ndërsa, Thierry Favre, tha se “tashmë pasi Kosova është pranuar në UEFA dhe FFK-ja po angazhohet në avancimin e sportit të futbollit, mbetet që Kosova të fokusohet në investimin në infrastrukturë dhe në nxjerrjen e talenteve të reja”.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...