Milovan Drecun, kryetar i të ashtuquajturit Komision parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë ka thënë se bashkësia ndërkombëtare duhet të respektojë vullnetin zgjedhor të popullit serb në Kosovë.
Ai ka vlerësuar se njoftimi i përbashkët i vendeve të Quintit për zgjedhjet për kryetarët e katër komunave në veri të Kosovës ishte përpjekje për të minimizuar rezultatet e arritura nga Lista Serbe, transmeton Klan Kosova.
Duke komentuar vlerësimin e ambasadave të Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara se zgjedhjet e zhvilluara të dielën në katër komuna , kaluan në një atmosferë të qetë, por se ka çështje të pazgjidhura lidhur me zgjedhjet e vitit 2017, Drecun për TV Pink theksoi se në këtë mënyrë vendet e Quintet tregojnë se “nuk janë të kënaqur me rezultatet e zgjedhjeve”, transmeton Klan Kosova.
Për deklaratën e vendeve të Quintit ka reaguar dje edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i cili e ka quajtur “budallallëk”, transmeton Klan Kosova.
Dita e Kushtetutës, Haxhiu: 9 prilli shënon ditën kur shteti...
Barça merr një lajm të mirë nga De Jongu
Qendra serbo-ruse merr mbi dy milionë euro nga buxheti i Ser...
Osmani: Beteja e Koshares – flakadani që nuk shuhet kurrë!
Kurti: 27 vite më parë, filloi shembja e kufirit mes Kosovës...
“Mendoj se duhet të jemi me fat që humbëm vetëm 2-0″ &...