Lindjet në Kosovë viteve të fundit, janë zbehur dukshëm.
Sipas të dhënave në vend, në vitet e fundit ka një rënie të natalitetit të popullit të Kosovës.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në vitet e para të pasluftës, nataliteti apo shtimi i popullsisë në Kosovë, ka qenë afro 40%.
Kjo shifër, vit pas viti, ka vazhduar me rënie graduale. Në vitet 2001-2005, ka pasur afro 166 mijë foshnje të lindura ndërsa gjatë periudhës 2006-2011, rreth 164 mijë foshnje kanë lindur në spitalet e Kosovës.
Në vitet 2012-2016, nataliteti i popullatës kosovare është rritur për afro 130 mijë foshnje. Duke parë këto shifra, konstatojmë se rënia e natalitetit ka prekur shifrën 16%.
Ministria e Shëndetësisë ka thënë për Insajderin se pjesa dërrmuese e lindjeve gjatë vitit 2016 janë kryer në spitalet publike ndërsa vetëm 489 lindje në spitale private.
Ata gjithashtu kanë treguar se mosha mesatare e nënave që lindin është 25 deri në 34 vjeç ndërsa gjinia më dominante e foshnjave është ajo mashkullore ku sipas raportit gjini-lindje, në 1000 femra të lindura, ka 1096 meshkuj.
Ndërkohë që për vitin 2017-2018, ministria ka thënë se akoma nuk janë përpiluar të dhënat.
Shpërthim masiv në Rusi pas rrëshqitjes së vagonëve me karbu...
Inter fiton dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Ita...
Ngjarje e rëndë në Shqipëri, vdes 65-vjeçarja pasi u sulmua ...
“Hendeku është i pakapërcyeshëm”, dështojnë bisedimet mes Ir...
Real Madridi i rikthehet në garë për Konaten, por ka një pro...
Rizvanolli kërkon të ndalen keqinterpretimet dhe keqinformat...