Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po debaton me panelistë në emisionin “Open” të Eni Vasilit, ka thënë se ka qenë pjesë e projekteve që janë dukur të pamundura, por që i ka bërë të mundura.
Ai ka thënë se edhe bashkimi i Luginës së Preshevës me Kosovën mund të duket i pamundur, por nuk është i tillë, mirëpo edhe politika në Shqipëri duhet të jetë e bashkuar rreth kërkesave të shqiptarëve atje.
Më anën tjetër, drejtuesi i exit.al, Neritan Sejamini, është përplasur me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në lidhje me idenë e tij për bashkëngjitjen e Luginës së Preshevës në Kosovë.
Sejamini e ka quajtur këtë ide një bllokim të negociatave dhe një provokim të Serbisë, si dhe utopi nga ana praktike.
Kurse Thaçi është përgjigjur duke thënë se nuk ka utopi, por realizëm.
Presidenti i Kosovës ka deklaruar se dikur kështu i kanë thënë se edhe pavarësia e Kosovës është utopi, por ai ka luftuar dhe udhëhequr pavarësinë e Kosovës.
Peci dhe ambasadori britanik diskutojnë investimet strategji...
Dalin pamjet/ Këtu u takua Naim Murseli dhe Granit Plava pak...
Nis seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, dalin pamjet e di...
Babë e bir që terrorizuan Bondin, planifikuan sulmin për shu...
Nën kërcënimin e thikës, hajnat vodhën para në një lokal në ...
Mitrovicasit i vjedhin mjete piroteknike nga lokali, dëmi rr...