Krasniqi: E turpshme dhe e frikshme largimi i VV dhe LDK nga seanca

11:27 | 20 Maj 2019
M. A.

Ka filluar seanca e Kuvendit për formimin e Tribunalit Ndërkombëtarë për krimet serbe.

Deputeti i PDK’së, Memli Krasniqi thotë se ka mbetur pa fjalë pas qëndrimit të VV’së dhe LDK’së që të mos vazhdojë seanca për gjenocidin serb në Kosovë ku po kërkohet të votohet kjo iniciativë nga deputetët.

Krasniqi ka thënë se kjo jo vetëm që është e turpshme, por edhe e pa guximshme nga ana e këtyre dy partive.

”Nuk mund të besoj që edhe sot 20 vjet pas me dëgju deklarata të tilla. Është vështirë me gjetë fjalë për këtë mentalitet të ikjes së përgjegjësitë. Është e turpshme, pak me than. Por e frikshme prej anës juaj. E LDK’së dhe VV’së që mos me guxu me marrë përgjegjësi si deputet për iniciativën e gjenocidit serb në Kosovë. Veprimi i këtyre njerëzve për pushtet ua ka marrë arsyen totalisht. Këta njerëz i kanë më të parëndësishme viktimat se sa gjetjen e mundësisë për me rrëzu Qeverinë dhe me ardhë në pushtet’’, ka thënë Krasniqi.

Tutje Krasniqi thotë se ”Unë nuk e di që qysh mundet me këqyr veten në pasqyre një deputet që nuk e voton Tribunalin’’.

 

Shpërndaje në rrjete sociale