Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur konferencën e tretë lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në katër komuna: Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka bërë të ditur se janë mbyllur të gjitha vendvotimet (87) dhe se procesi i votimit është zhvilluar pa ndonjë problem.
KQZ gjithashtu njofton se në këto zgjedhje, të drejtën për të votuar e shfrytëzuan 24 mijë e 595 (42.42%) qytetarë me të drejtë vote nga 57 mijë e 983 sa është numri i përgjithshëm i tyre. Në zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017, deri në të njëjtën kohë, kishin votuar 23 mijë e 891 votues apo 41.90%.
Kryetarja e KQZ-së ka falënderuar komisionerët apo anëtarët e Këshillave të Vendvotimeve për punën gjatë ditës së sotme si dhe i inkurajojmë që gjatë procesit të numërimit të fletëvotimeve t’i zbatojnë të gjitha procedurat e numërimit me qëllim që vullneti i qytetarëve të respektohet me përpikmëri.
Gjithashtu, në emër të KQZ-së, Daka falënderoi edhe institucionet tjera, Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë e Shtetit për angazhimin e tyre në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, si dhe misionin e OSBE-së në Kosovë për ndihmën e dhënë.
Për fund, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka informuar se nga ora 19:00 ka filluar të rrjedhë afati 24 orësh për paraqitje të ankesave në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, lidhur me procesin e votimit të sotëm./Arbresh.info
| Komunat | Numri i votuesve
2019 |
Pjesëmarrja e votuesve deri në orën 19:00 | |||
| 2017 | 2019 | ||||
| LEPOSAVIQ | 18 164 | 7 770 | 43.78% | 7 550 | 41.57% |
| ZUBIN POTOK | 8 535 | 3 909 | 46.54% | 4 331 | 50.74% |
| ZVEÇAN | 9 229 | 3 943 | 43.48% | 4 169 | 45.17 |
| MITROVICË E VERIUT | 22 055 | 8 269 | 37.94% | 8 545 | 38.74% |
| 57 983 | 23 891 | 41.90% | 24 595 | 42.42% | |
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...